Studio softuerike · Kosovë

Softuer i ndërtuar me kujdes deri në detajin e fundit.

ATOMX Softworks zhvillon produkte SaaS dhe softuer të personalizuar për biznese, si dhe u ndihmon ekipeve t’i mbajnë të sigurta aplikacionet e tyre web. Studioja drejtohet nga themeluesi që nga viti 2023.

Model metalik i një atomi mbi një qiell me yje
Themeluar
Janar 2023
Me seli në
Kosovë
Fokusi
SaaS · Softuer me porosi · Siguri
Gjuhët e punës
Shqip · Anglisht

Shërbimet

Çfarë bëjmë

Katër fusha ekspertize, një standard: softuer që punon si duhet, është i sigurt dhe i lehtë për t’u përdorur.

  • Zhvillim i produkteve SaaS

    Projektojmë, zhvillojmë dhe mirëmbajmë produkte SaaS për shumë klientë, nga arkitektura dhe abonimet te faturimi, aktivizimi i klientëve të rinj dhe mirëmbajtja pas lansimit.

  • Softuer i personalizuar

    Sisteme për përdorim të brendshëm dhe sisteme biznesi të përshtatura me mënyrën se si punon kompania juaj: porosi, faturim, kontrata, raportim dhe integrimet mes tyre.

  • Siguria e aplikacioneve

    Auditime të sigurisë dhe rishikim i kodit për aplikacione web, si dhe konsulencë për autentikimin, kontrollin e qasjes, izolimin e të dhënave mes klientëve dhe arkitekturën e sigurt. Gjetjet i rendisim sipas nivelit të rrezikut dhe për secilën propozojmë një zgjidhje.

  • Automatizim dhe integrime

    Skripte dhe shërbime që e zvogëlojnë punën manuale: importim dhe migrim i të dhënave, API të palëve të treta, gjenerim i dokumenteve, detyra të planifikuara dhe njoftime.

Projektet

Produkte dhe sisteme për klientë

Produktet tona SaaS dhe sistemet e zhvilluara enkas për klientë.

SaaS · Në zhvillim · Beta e mbyllurNë zhvillim

ATOMX PartX

Pjesa e duhur, çmimi i qartë dhe afati i dorëzimit

PartX u mundëson autoserviseve dhe shitësve të autopjesëve në Kosovë të gjejnë dhe të porosisin pjesë nga furnitorë evropianë në një vend. Kërkoni sipas numrit të pjesës, shihni çmimin, disponueshmërinë dhe afatin e parashikuar të dorëzimit para porosisë, si dhe menaxhoni porositë dhe faturat nga një llogari. Versioni fillestar funksional është ende në zhvillim dhe në beta të mbyllur.

  • Shihni çmimet, disponueshmërinë dhe afatet e parashikuara të dorëzimit para porosisë
  • Çmimet e pjesëve përfshijnë kostot e importit; transporti mund të tarifohet veçmas
  • Përcillni ecurinë e porosive dhe gjeni faturat në një vend
  • Në shqip dhe anglisht, për biznese me llogari të miratuara
Me porosi · AutoservisNë përdorim

ATOMX OrderX

Porositje e pjesëve për një autoservis

Mjet i brendshëm që i ndihmon autoservisit t’i organizojë kërkesat dhe porositë e pjesëve, duke e bërë procesin më të lehtë për t’u menaxhuar dhe duke zvogëluar gabimet.

  • Regjistrim i shpejtë i kërkesave me plotësim automatik të numrit të pjesës
  • Zbulim i kërkesave të dyfishta para porositjes
  • Miratim dhe refuzim në grupe, me historik të plotë
  • Eksport në Excel dhe dërgim me email për secilin grup
Me porosi · AutoservisNë përdorim

ATOMX FleetX

Mirëmbajtje e flotës sipas kontratave të fituara me tender

Sistem për një autoservis që mirëmban flotën e një kompanie. Çdo punë llogaritet sipas çmimores së kontratës përkatëse dhe faturohet sipas saj. Përmes tij janë lëshuar mbi 5.000 fatura, me vlerë të përgjithshme mbi 1 milion euro.

  • Çmimore të kontratës sipas markës dhe modelit të automjetit
  • Pranime të automjeteve, aprovime të riparimeve dhe historik i servisimit
  • Fatura të numëruara dhe të grupuara sipas kontratës
  • Performancë e stafit, penalizime dhe statistika

Teknologjia

Teknologjitë që përdorim

Mjetet me të cilat punojmë çdo ditë, si dhe të tjera që i kemi përdorur në projekte të ndryshme.

Backend
  • PHP
  • Laravel
  • Livewire
  • MySQL
Frontend
  • Vue.js 3
  • Inertia.js
  • JavaScript
  • Tailwind CSS
  • Vite
Cloud dhe operacione
  • Laravel Vapor
  • AWS Lambda
  • Amazon Aurora
  • Amazon SQS
  • Amazon SES
  • Sentry
  • GitHub

Kemi punuar edhe me

  • Python
  • Node.js
  • Astro
  • Microsoft SQL Server
  • SQLite
  • Docker
  • Linux
  • AWS EC2
  • Caddy
  • WireGuard
  • WebSockets
  • OAuth 2.0
  • JWT
  • GitHub Actions
  • ESP32 / IoT

Përvojë në

  • Arkitekturë serverless
  • Sisteme shëndetësore me të dhëna ePHI
  • Vlerësime sipas OWASP Top 10
  • Sisteme faturimi dhe prokurimi
  • Integrime me REST API
  • Regjistrim i auditimit
  • Optimizim i bazave të të dhënave
  • Infrastrukturë Cloud dhe publikim i aplikacioneve

Rreth nesh

Zgjedhim të mbetemi studio e vogël

ATOMX Softworks është një studio e pavarur softuerike, e themeluar në janar 2023 në Kosovë. Zgjidhim probleme reale të bizneseve përmes softuerit: porosi, faturim, kontrata dhe punët e përditshme rreth tyre.

Studioja drejtohet nga themeluesi, i cili përfshihet drejtpërdrejt në punë dhe, kur projekti e kërkon, bashkon një ekip të vogël. Komunikoni direkt me njerëzit përgjegjës, pa hallka të panevojshme.

Kujdesi ndaj detajeve është standardi ynë: trajtojmë si duhet edhe rastet e veçanta, sigurohemi që faturat të jenë të sakta deri në cent dhe nuk publikojmë asgjë që nuk do të donim ta mirëmbanim vetë.

  1. 01

    Ekip i vogël, i përfshirë në çdo hap

    Mbajmë komunikim të drejtpërdrejtë dhe përfshijmë njerëzit e duhur për secilin projekt. E dini me kë punoni dhe kush mban përgjegjësi.

  2. 02

    Siguria është pjesë e ndërtimit

    Për sigurinë mendojmë që në fillim, jo vetëm pasi të përfundojë projekti. Kjo do të thotë t’i mbrojmë të dhënat tuaja dhe të ndërtojmë softuer të besueshëm.

  3. 03

    Softuer që zgjat

    Ndërtojmë softuer të qëndrueshëm, të lehtë për t’u mirëmbajtur dhe që mund të zhvillohet bashkë me biznesin tuaj.

Kontakti

Na tregoni çfarë po ndërtoni

Qoftë një produkt i ri, një sistem që duhet zëvendësuar apo një aplikacion që dëshironi ta kontrollojmë, na shkruani disa rreshta dhe do t’ju përgjigjemi.

Ose na gjeni nëLinkedInFacebook